Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se çështja e Presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe një reagim nga Lëvizja Vetëvendosje .Deputetja e VV-së, njëherësh nënkryetare e Kuvendit nga kjo parti, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se diçka e tillë është e pritshme nga LDK-ja.
Nagavci ka theksuar se ashtu siç morën pushtetin në mënyrë të jashtëligjshme edhe presidentin duan ta zgjedhin me instutcione jolegjitime.“Kjo nuk është asgjë e re, është e natyrshme dhe e pritshme që LDK-ja, pasi në mënyrë të jashtëligjshme e mori pushtetin në qeverisje, gjegjësisht ekzekutivin, tashmë do të vazhdojë përpjekjet e saj që të arrijë të zgjedhë edhe presidentin ose presidenten, ndonëse jemi në institucione jolegjitime”Tutje Nagavci ka thënë se LDK-ja po shqyrton disa skenarë për zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka potencuar vendi duhet të shkojë në zgjedhje para zgjedhjes së Presidentit.
“Eshtë e qartë që zoti Mustafa është duke flirtuar me PDK-në, duke tentuar që ta kenë pjesë të qeverisjes dhe të arrijnë të zgjedhin Presidentin. Sipas mendimit tim janë disa skenarë që ata janë duke i shqyrtuar. Ata janë të interesuar të zgjedhin edhe presidentin përmes pazareve politike, gjë që nuk është aq e re, LDK-ja në vazhdimësi ka vepru në këtë mënyrë. Ne besojmë ashtu siç e kemi shpreh disa herë deri tani, janë zgjedhjet e lira ato që duhet të ndodhin para zgjedhjes së Presidentit. Çfarëdo iniciative për të zgjedhur në këto rrethana presidentin tregon se partitë politike i frikësohen zgjedhjeve dhe janë të interesuar dhe të gatshëm të mbeten në pushtet me çdo kusht” deklaroi Nagavci për Gazeta Blic.
Pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, në krye të presidencës erdhi Vjosa Osmani si UD.Osmani mund të qëndrojë në këtë post për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj.Nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje pasi qeverinë Hoti e cilësojnë si të paligjshme