Elita e futbollit kosovar ka vazhduar të sjellë rezultate të papritshme.
Me dy ndeshjet që janë zhvilluar sot Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi, ka përfunduar java e 33-të në Superligë derisa kanë mbetur e vetëm edhe tri ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.
Për befasinë më të madhe të dietës së sotme u përkujdes Arbëria, e cila mposhti në Suharekë Ballkanin, për t’i marr tri pikë shumë të mëdha në luftë për mbijetesë derisa pothuaj ja ka humbur gjasat Ballkanit për titullin e kampionit.
Bahtiri dy herë dhe Llugiqi shënuan për skuadrën e Arbënor Morinës derisa Arbër Shala realizoi për Ballkanin më ndeshjen që u mbyll me rezultat 2:3.
Një fitore të pritur e ka shënuar Drenica e cila e ka mposhtur Llapin me rezultat 4:2. Me këtë fitore Drenica ka bërë një luftë shumë të madhe drejt mbijetesës, por sigurisht fitorja e Arbërisë e ka ndezur dhe e ka bërë shumë të paqartë luftën për mbijetesë në elitën e futbollit.
Morina (autogol), Rapo, Mëziu e Dumani shënuan për Drenicën ndërsa Hossar e Gardaseviq për Llapin.