Pas pauzës dyjavore me ndeshjet ndërkombëtare, sot rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Dita e sotme (e shtune) është e rezervuar për dy ndeshje tejet interesante, raporton FrontOnline.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e pret Trepçën ’89 në një “derbi mbijetese”.
Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Drenica: Ymeri, Bejta, Gjoni, Lushtaku, Dumani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Uka, Rogova, Zabergja.
Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Berisha, Mashau, Ard.Muja, Nene, Jashari, Darwish, Nimani, Arb. Muja, Chivaviro.
Ndërkaq, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Arbëria është “nikoqire” e kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.
Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Arbëria: Thaqi, Bruno, Bytyqi, Zabërgja, Bahtiri, Hyseni, Lika, Hot, Adzoviq, Beqiri, Lekaj
Drita: Maloku, Arago, Limani, Cuculi, Ahmeti, Irogue, Blakçori, Vucaj, Haxhimusa, Shabani, Alidema.
Ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./FrontOnline/