Arbëria do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë në fundjavë, raporton FrontOnline.
Skuadra nga Lipjani është nikoqire e kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Por, Arbëria duhet t’i matë forcat përballë skuadrës gjilanase pa njërin prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.
FrontOnline nga burime të sigurta brenda klubit lipjanas mëson se Qlirim Kashtanjeva do të mungojë në këtë ndeshje.
Kjo pasi mesfushori 22-vjeçar ka pësuar një lëndim para disa ditësh dhe se nuk ka arritur të rikuperohet me kohë për këtë ndeshje.
Megjithatë, Kashtanjeva pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Arbnor Morina që nga java e ardhshme.
Ndryshe, pas 26 javësh, Arbëria e zë vendin e tetë në tabelë me 27 pikë të tubuara./FrontOnline/