Është mbyllur ndeshja hapëse e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ishte nikoqir i Arbërisë së Dobrajës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Drenas i takoi skuadrës nga Lipjani me rezultat minimal, 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për djelmoshat e Arbnor Morinës e shënoi Bahtiri në minutën e 89-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arbëria e ka bërë një hap përpara drejt mbijetesës në elitën e futbollit të Kosovës./FrontOnline/