Reimsi ka barazuar me Rennesin në kuadër të elitës së futbollit francez.
Në kuadër të javës së 31-të të Ligës 1, Reimsi ka qenë sot nikoqir i Rennesit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë është mbyllur baras 2:2.
Valon Berisha i mungoi sot Reimsit shkaku i një lëndimi.
Ndërkaq, Arbër Zeneli u inkuadrua vetëm për 20 minuta, derisa për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 5.9 nga “WhoScored”./FrontOnline/