Ballkani ka mbetur nga njërin nga mbrojtësit e krahut të saj që e kishte transferuar në janar.
Bëhet fjalë për Arbër Shalën i cili ka konfirmuar largimin e tij nga suharekasit.
Shala përmes një video të publikuar në Facebook ka falënderuar “portokallezinjtë”, ndërsa ju ka dëshiruar edhe suksese.
“Faleminderit. Suksese FC Ballkani”, ka shkruar shkurt Shala në videon e publikuar në llogarinë e tij.
Shala ishte transferuar nga Renova te Ballkani, ndërsa në Kosovë ka bërë karrierë edhe te Drita, Gjilani, Liria e Dukagjini.