Sot në BBVA është diskutuar për sfidën javore që patën banorët.
Sfida ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë së Big Brother por edhe në publik, pasi që ishin Luizi dhe Armaldo, dy banorët të cilët urinuan për të mos u eliminuar nga sfida ku nuk guxonin të largoheshin nga susta që mbanin shtypur.
Për këtë sfidë është diskutuar edhe në Prime-n e sotme, ku ka folur edhe analisti Arbër Hajdari.
Ai i ka thënë Amosit se nuk duhet të sulmohen Luizi dhe Armaldo për gjestin që kanë bërë, pasi që kanë dashur të fitojnë sfidën.
“Nuk duhet të shkoni te dinjiteti, po shkoni shumë larg”, ka thënë Hajdari.
Në anën tjetër, Amos e ka pyetur Hajdarin nëse edhe ai do të bënte të njëjtin gjest.
“Është fyese, unë nuk e kam parë Pavarotin të urinojë në publik duke e parë 5 milionë shikues. A do ta bëje ti Arbër?”, ka thënë Amos.
Në anën tjetër, Arbëri ka deklaruar se “ndoshta edhe do ta bëja, nuk i dihet, por do kisha kujdes”.