Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka kërkuar sot takim me Bordin dhe drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së.
Kjo është vizita e parë e Vitisë në SHSKUK, pas rizgjedhjes në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
SHSKUK aktualisht po përballet me fluks të madh të pacientëve të sëmurë me Covid-19.
Kjo situatë e ka detyruar menaxhmentin të ndërpresë shërbimet elektive dhe të vendos klinikat interne në shërbim të pandemisë, raporton gazeta shneta.
Nga kryeministri Albin Kurti janë paralajmëruar masa, por ende nuk dihet se çfarë masa do të rekomandojë MSH.