Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si duket menjëherë ka vendosur të marrë situatën në dorë pas marrjes së postit si i pari i Shëndetësisë.
Përveç shkarkimeve ai tani ka marrë vendim tjetër duke ndaluar kështu konkursin e ish ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt për staf mjekësor, 210 pozita të reja, mjek, infermierë etj.
Në këtë vendim thuhet se në konkursin e Zemajt janë shkelur dispozitat ligjore, përkatësisht neni 3 si dhe neni 13 i rregulloren për Shëndetësi, e kjo sipas tyre është edhe arsyeja e anulimit të tij.
Armend Zemaj e kishte shpallur këtë konkurs me 15 qershor të vitit 2020 , shkruan Gazeta inFokus.
Zemaj kishte thënë në ditën kur u hap konkursi se disa klinika në QKUK do të mbyllen shumë shpejt në kohën kur sipas tij janë rreth 600 mjekë në Kosovë të papunë.
“Shumë klinika anë e mbanë Kosovës do të mbyllen e disa janë mbyllur në mungesë të stafit e ne kemi 600 të papunë”, kishte deklaruar ai.
Konkursi ishte shpallur për 100 mjekë specialistë ose mjekë të përgjithshëm, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborantë, 6 pozita për staf teknik dhe mbështetës.