Anëtari i kuvendit dhe udhëheqësi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në Istog, Arben Kabashi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kryesisë së kësaj dege.
Kabashi tha se dorëheqja e tyre do të ishte reflektim pas rezultateve të dobëta që dega pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Komunën e Istogut.
Më poshtë postimi i plotë:
Thirrje
Në cilësinë e anëtarit të kuvendit dhe si udhëheqës i grupit te asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal,në lstog,si dhe anëtar i Këshillit Drejtues, të degës së PDK-së, në Istog, ftoj kryetarin dhe kryesinë e degës, të japin dorëheqjen e tyre, si reflektim pas rezultateve të dobëta që dega pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Komunën e Istogut,si rezultat i keqmenaxhimit të degës!
PDK në Istog ka potencial dhe mund të fuqizohet!