Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur në Kuvendin e Kosovës pas përplasjes që ai pati me deputetët e VV-së, e cila përplasje për pak sa nuk eskaloi edhe fizikisht.
Në një fjalim të mbajtur para deputetëve, Gashi ka thënë se ka tendencë për të akuzuar vetëm për përfitime politike.
“Është e dhimshme tendenca për të akuzuar për vota. Më vjen keq që kolegët tentojnë ta personalizojnë këtë çështje. Këto tema janë të rënda, nuk duhet të trajtohen kështu sepse të gjithë kanë histori personale, që kanë origjinë edhe në këtë Kuvend”, tha ai.
Ai tha se ka kërkuar edhe nga deputetët e partisë së tij që të mos flasin për familjarët e vrarë nga forcat serbe, për shkak se të njëjtat janë tema të rënda për Kuvendit.
“Unë kam tentuar në këtë sallë që këto çështje mos të bëhen diskutim në këtë kuvend sepse është e ndjeshme për momentin. Kam kërkuar nga Shkëmb Manaj që të mos flasë për babën e vet dhe të djegur, sepse është temë e ndjeshme në këtë kuvend. Kam kërkuar edhe nga Marigona Geci e Doruntinë Maloku. Kjo është e turpshme, mos i personalizoni gjanat, këto janë tema të randa. Me dal dikush me thanë që po shpif e po rren nuk mundesh me thanë”, tha ai.
“Të pavërtetat këtu s’kanë me u leju”, tha ai.