Kryetari i Grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i tha kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca se po gjeneralizon në Kuvendin e Kosovës.
Ai ishte i ashpër dhe iu drejtua Konjucfcës se po gjeneralizon kur tha se Raportin vjetorë për ZRrEN-së nuk e votuan opozita dhe Lista Serbe.
Sipas tij do të duhej të thuhej në këtë rast se do të duhet të thoshte opozita dhe partneri qeverisës, Lista Serbe.
Ndaj tij reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha se në Kuvend nuk është vetëm person teknik por i përfaqëson qytetarët.