×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi i LDK-së: Nuk na duhet një kryeministër si Kurti që ndjellë frikë

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thumbuar ish-kryeministrin Albin Kurti në fjalën e tij para ligjvënësve në interpelancën që po zhvillohet me kryeministrin Avdullah Hoti e kërkuar nga PDK për të pagjeturit.

    Gashi tha se qeveria Hoti po përfaqëson dinjitetshëm vendin, për dallim nga ish-qeveria Kurti që përmende thika mbi harta e dëmtoi raportet me Amerikën.

    “Na kujtohen të gjithëve kur thuhej se veç tapa e shampanjës ka mbetur të hapej dhe ish-kryeministri nuk shkoj në SHBA. Refuzonte dhe ndjellte panik dhe thoshte se nuk do të shkonte t’ia mbajë çantën presidentit Thaçi, të marrë përsipër hapjen e tapave të shampanjve, të shkoj dhe t’i aktivizoj thikat mbi torte, por e vërteta doli ndryshe, e vërteta është se kryeministri duhet t’i marrë detyrat e veta kushtetuese, kushdo qoftë ai ose ajo, dhe të përfaqësoj Republikën”, tha Gashi.

    Ai e quajti Kurtin kryeministër të paguximshëm, kurse Hotin një kryeministër normal.

    “Mungesa e guximit për t’i marrë detyrat kushtetuese ka pasoja politike dhe pasoja për Republikën, dhe këto nuk duhet t’i lejojmë të të ndodhin dhe prandaj ne u detyruam të bëjmë një mocion mosbesimi dhe qeveri të re dhe të heqim rrezikun e paralajmërimit të hapur nga SHBA-ja për mundësinë e tërheqjes së trupave në Kosovë, bllokimin e fondeve për Kosovën”, tha Gashi.

    Ai shtoi se sot Kosova është në një situate tjetër, siç tha Gashi të paktën në një situatë normalizimi të brendshëm politik dhe situatë normale të përfaqësimit.

    “Kryeministri aktual nuk është gjetja më e madhe e këtij vendi, por një kryeministër normal, i barabartë dhe përfaqësues, është ajo çka i duhet Kosovës. Nuk i duhet Kosovës një kryeministër apo qeveri e cila ndjell frikë në vend dhe e cila kultivon përqamje në arenën ndërkombëtare”, tha Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.