Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka ngacmuar para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ish-bashkëpartiakun e tij, Faton Pecin.
Para nisjes së seancës, Gashi me shaka i ka sugjeruar Pecit që të ulet në anën e ulëse për deputetët e LDK-së.
Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur. Ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Adelina Grainca.
Në këtë seancë pritet që të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Këtë post pritet ta marrë Glauk Konjufca.