Gazetarja, Arbana Xharra, i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, lidhur me kërkesat për shkarkimin e tij, pas shpërndarjes së karikaturave të profetit Muhamed të krijuara nga një revistë satirike franceze.
Me anë të një postimi në Facebook, Xharra është shprehur e habitur se si në mesin e atyre që po kërkojnë shkarkimin dhe arrestimin e Gashit ka edhe poltiikanë dhe aktorë, shkruan lajmi.net.
Siç është shprehur ajo, Gashi as nuk duhet të arrestohet mirëpo as të shkarkohet, ngase sipas saj ai përfaqëson një shtet secular me Kushtetutë, e jo islamik.
Postimi i plotë:
Ne Kosove po behet thirrje nga “muslimanet e devotshem”, qe te arrestohet ambasadori i Kosoves ne France Qendrim Gashi, pse ka shprendare ne Tëitter nje postim me karikaturen e Muhamedit. Ne mesin e ketyre qe bejne kete thirrje ka politikane, aktore…Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik.