Oferta e vëllait të madh për banorët që ishin brenda burgut të improvizuar në shtëpinë e Big Brother VIP ngjalli shumë debate.
Një prej tyre ishte mes Oltës dhe Luzit, pasi ky i fundit krijoi një lojë duke marrë shkas nga oferta për të dalë nga burgu. Luizi e bëri Oltën të mendonte se kishte mbështetje nga produksioni, dhe ajo e pranoi se e besoi.
Megjithatë Arbana i siguroi banorët se produksioni nuk favorizon askënd nga banorët, dhe kush nuk i beson, të largohet nga shtëpia.
“E pranoj që rashë pre e lojës. Luizi më bëri ta besoj që ai kishte bërë negociata me Vëllain e Madh se pse ka hyrë shumë shpesh në dhomën e rrëfimit. Dhe kur më tha që erdhi zarfi i bardhë tha që ne do dilnim. Ai e bëri skemën shumë perfekt. Fillova të kisha pikëpyetje.”- tha Olta.
“Të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm që çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit ngelet aty. E dyta nuk përdoret kurrë vëllai i madh sikur është krah lojës sime. Vëllain e Madh se kam përdorur kurrë. Sepse kam hyrë në dhomën e rrëfimit do ta marrësh vesh në fund. Jam po unë që thashë kur erdhi zarfi për Xhonin, që ai do ishte në nominim. Kam parashikuar shumë raste. Edhe për Tanin kam parashikuar se do jetë humorist. Mos u merr me mua, unë mund të parashikoj çfarë të dua.”- tha Luizi.