×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku, janë liruar nga akuza për krime lufte kundër popullatës civile.

    Selimi dhe Demaku më 25 prill 2024 ishin liruar nga akuza, pasi nuk ishte vërtetuar se kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkoheshin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Kundër këtij aktgjykimi, ankesë kishte parashtruar PSRK-ja për shkak të shkeljes se procedurës penale, vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, dhe të shkeljes së Ligjit Penal, me propozim që të aprovohet ankesa, aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet për rigjykim dhe rivendosje.

    Kurse, përgjigje në ankesë kishte parashtruar mbrojtja e dy të akuzuarve, avokatët Artan Qerkini dhe Mexhid Syla, duke propozuar që ankesa e Prokurorisë Speciale të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i Themelores të vërtetohet.

    Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit, përmes parashtresës kishte kërkuar që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Speciale, ndërsa lënda të kthehet në rivendosje.

    Shkalla e dytë ka vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, qofshin shkelje që kujdeset sipas detyrës zyrtare vetë gjykata apo shkelje që pretendohen në ankesën e Prokurorisë.

    Apeli njofton se kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në pjesën e dispozitivit ka përshkruar të gjitha rrethanat e fakteve dhe se nuk ka asnjë kundërthënie në veten e tij, e as në raport me dispozitat ligjore që u janë ngarkuar të pandehurve për veprën penale të lartcekur.

    “Sa i përket pretendimeve ankimore të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së dytë fillimisht ka konstatuar se në ankesën e prokurorisë nuk ka pretendim konkret se cili fakt apo fakte nuk janë vërtetuar drejtë apo në mënyrë të plotë, ashtu që ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë. Ndërsa, lidhur me pretendimet e prokurorisë për shkelje të ligjit penal, kjo gjykatë ka pasur parasysh se shkalla e parë përveç se ka zbatuar drejtë ligjin penal ka dhënë arsye të shumta e në detaje për zgjidhjen e çështjeve ligjore që i ka bërë me rastin e marrjes së vendimit të tillë, duke iu referuar edhe praktikës ndërkombëtare, më konkretisht zbatimit të dispozitave që ndërlidhen me nenin 3 dhe 4 i përbashkët për katër konventat e Gjenevës, në raport me nivelin e pasojave të cilat rezultojnë nga dhuna apo tortura, e që në rastin konkret nuk rezulton asnjë nivel i pasojave të jetë provuar, për shkak se nuk dihet fare personi ndaj të cilit pretendohej se ishte ushtruar dhunë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

    Andaj, kolegji gjykues vlerësoi se gjykata e shkallës së parë ka zbatuar drejt Ligjin Penal kur ka ardhur në përfundimin se nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

    Fillimisht, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 të pandehurve por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza, “Drenica 1″, ku bëjnë pjesë Selimi dhe Dermaku dhe “Drenica 2”.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, në maj të vitit 2015, kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar me tetë vjet burg Sylejman Selimin për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës. Bashkë me Selimin, Isni Thaçi dhe Jahir e Zeqir Demaku ishin dënuar me nga shtatë vjet burg, ndërsa me tri vjet burg ishte dënuar Nexhat Demaku. Me nga tre vjet burgim ishin dënuar edhe Agim, Selman, Driton e Bashkim Demajt dhe Fadil Demakut.

    Në shtator të vitit 2016, Gjykata e Apelit duke vendosur lidhur me ankesat e të akuzuarve kishte nxjerrë aktgjykim, duke vërtetuar në masë të madhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Mitrovicë. Mirëpo, Gjykata e Apelit ia kishte zbutur dënimin me një vit burg Sylejman Selimit.

    Gjykata Supreme në korrik të 2017-ës kishte refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e të dënuarve, mirëpo, Gjykata Kushtetuese në qershor të 2018-ës, e kishte kthyer rastin në rishqyrtim Gjykatës Supreme.

    E Gjykata Supreme, sërish kishte vendosur të refuzojë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të dënuarve.

    Ndryshe, Sylejman Selimi akuzohej për pikën 6 të aktakuzës, kurse Jahir Demaku për pikën 3 të aktakuzës, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që parashihet dhe dënohet me nenet 22 dhe 142 të KPRSFJ (që momentalisht penalizohet me nenet 31 dhe 152 të KPRK).

    Aktakuza thotë se në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II dhe të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara tashmë ka filluar procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale. Në pjesën tjetër pritet të fillojë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se ka pasur propagandë ndaj tij se kinse ka ikur nga lufta,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ka kaluar një muaj që nga koha kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Osmani...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në katërvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata...
    Sport05 Nëntor 2024
    Neymar ka ngritur shqetësime tek Al-Hilal pasi u lëndua në ndeshjen e tij të dytë gjatë këtij viti. Sulmuesi brazilian u detyrua...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se janë ndaluar për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale demokratja, Kamala Harris apo...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ndryshe nga zgjedhjet e para katër viteve, kryeministri Albin Kurti s’ka marrë pozicion publik sa i përket betejës për president në mes...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Votuesit në SHBA të martën shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin apo presidenten e tyre të ardhshëm. Zgjedhjet fillimisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.