×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vendos ndaj ish-kryetarit të Suharekës dhe dy të akuzuarve të tjerë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, janë liruar përfundimisht nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Kjo pasi që Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prizren, të shpallur më 12 dhjetor të vitit 2019.Në aktgjykimin e Apelit thuhet se sipas vlerësimit të kësaj gjykate, nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të Prokurorisë Themelore në Prizren, se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi i njëjti është i qartë dhe konkret, përmban arsye të mjaftueshme për të gjitha faktet relevante në këtë çështje penalo-juridike.

    Sipas gjykatës së shkallës së dytë, Gjykata Themelore në Prizren në mënyrë të drejtë dhe të plotë ka vërtetuar të gjitha faktet vendimtare në këtë rast.

    “Qasja ndaj fakteve vendimtare përveç që ka qenë e drejtë, objektive dhe e ligjshme, po ashtu ka mbështetje edhe në provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, prandaj nuk qëndron pretendimi ankimor se të njëjtat nuk kanë mbështetje në deponimet e dëshmitarëve në shkresat e lëndës. Sipas vlerësimit të kësaj gjykate konkludimi i gjykatës së shkallës së parë se me provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor nuk është provuar se të akuzuarit, kanë ndërmarrë veprime inkriminues në drejtim të veprës penale-keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPK,, secili veç e veç, është i ligjshëm dhe i drejtë”, thuhet në vendim.

    Sipas Apelit, nuk qëndron as pretendimi ankimor se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është kundërthënës me arsyet dhe provat tjera që gjinden në shkresat e lëndës, duke pasur parasysh faktin se në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar gjykata e shkallës së parë, duke iu referuar dispozitave përkatëse ligjore, të akuzuarit i ka liruar nga aktakuza për veprën penale për të cilën janë akuzuar dhe për këtë ka dhënë arsyet e duhura faktike dhe juridike.

    Ndërsa në lidhje me pretendimet për mos vërtetim të gjendjes faktike, Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, ku përfshihen deklaratat e dëshmitarëve, super ekspertiza dhe provat e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Nga shikimi i aktgjykimit të ankimuar rezulton se gjykata e shkallës së parë paraqet përmbajtjen e secilës provë veç e veç, pastaj bën vlerësimin e tyre dhe në fund pas vlerësimit të mbrojtjes të të akuzuarve në raport me ato prova paraqet gjetjet e saj përkitazi me veprimet e të akuzuarve dhe konkludimin se a paraqesin ato veprime elementet e veprës penale për të cilën ata, secili veç e veç, ishin akuzuar”, thuhet në vendimin e shkallës së dytë.Tutje, Gjykata e Apelit vlerëson se nuk ka dëm të shkaktuar nga ana e Sali Asllanajt, Sherif Berishës dhe Milazim Hajdarit, ashtu siç i ngarkonte aktakuza.

    “Nuk janë kontestuese veprimet që janë ndërmarrë nga të akuzuarit, por me asnjë provë dhe asnjë rrethanë nuk është vërtetuar elementi i dashjes për të rënë ndesh me ligjin, gjë që për këto vepra penale është e domosdoshme të jetë dashja direkte dhe qëllimi për të përfituar çfarëdo pasurie për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktojë dëm personit tjetër”, thuhet në aktgjykim.

    Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 22 tetor 2018, Sali Asllanaj akuzohej se prej 1 shtatorit 2014 e deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar, kryetar i Komunës së Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, Asllanaj, si kryetar i Komunës së Suharekës, pa procedurë të tenderimit, nënshkruan marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren financiare, me ç’rast i shkakton dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10,556.00 euro.

    Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Kurse, Sherif Berisha akuzohej se prej 16 shtatorit 2014 e deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar-drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, duke keqpërdorur detyrat e tij zyrtare, lejon që drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Suharekës, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga 16 shtatori deri më 27 nëntor, operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve.Në aktakuzë thuhej se i njëjti, në periudhën e njëjtë kohore, ka lëshuar edhe tri raporte operatorit “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën e 6,572 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar operatorit “Saba Group” për shërbimin që nuk e kishte kryer.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, Berisha i kishte shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 4,000 euro, ngase si përgjegjës për menaxhimin e projektit, nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimeve të përgjithshme marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope”.

    Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nai ga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Ndërsa, Milazim Hajdari akuzohej se në cilësi të drejtorit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Komunës së Suharekës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, si dhe duke përpiluar raporte për bartjen e nxënësve operatorëve të ndryshëm, me anë të së cilës shkel ligjin mbi detyrat e tij.

    Sipas organit të akuzës, dëmin që ia shkakton buxhetit të Republikës së Kosovës, kap vlerën e 6,572 euro.Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.