×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli ua vërteton dënimet Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Gjykata e Apelit ka njoftuar se ua ka vërtetuar dënimet Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit.

    Sipas Apelit,  të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim”. Hashimi është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari Rexhepi me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

    “Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës material”, thuhet në njofim.

    Komunikata e plotë:

    Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rr.H. dhe K.R.

    Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 03.04.2020, është vërtetuar.

    Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim”  nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).  I akuzuarin RR.H. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari  K.R.  me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

    Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

    Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.