×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli ndryshon vendimin e Gjykatës Themelore për Haki Rugovën, nuk i caktohet arresti shtëpiak

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur më ankesat e avokateve mbrojtës, kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve Haki Rugova dhe L.B.

    Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 11 tetor 2020, është ndryshuar. Të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar.

    “Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari, në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji. Më këtë aktvendim të pandehurve u bëhet me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhëroj paraburgimin.Gjykata e Apelit vlerësoj se edhe më këtë masë mund të arrihet qëllimi për të cilin është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prandaj edhe vendosi konform dispozitave te nenit 177 par. 1, nën par.1.2 dhe 1.3 të Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

    Gjithashtu u tha se gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra, rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

    H.R. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit” , “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” . Ndërsa L.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.” Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Janar 2025
    Pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qarkullimi i veturave në pikën kufitare të Jarinës të mërkurën ishte shumë i ulët....
    Lajme29 Janar 2025
    Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, presidentja ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të...
    Lajme29 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Elmi Recica, ka takuar të rinjt e Gackës. Postimi i tij; Takim tejet i veçantë në Gaçkë të Ferizajt...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka vizitur Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, ku është...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka thënë se Bedri Hamza duhet të jetë...
    Bota/Rajoni29 Janar 2025
    Tre vjet e gjysmë burgim dhe tetë vjet dëbim nga Zvicra. Kaq i kushtoi një kosovar një incident i ndodhur në shtator...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ramë Vataj, ka takuar sonte banorët e fshatit Maqitevë. Ai ka thënë se ky fshat ka dhënë...
    Lajme29 Janar 2025
    Ekipi i mirëmbajtjes nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka ndërhyrë në rrugën “P. N. Luarasi” në Gjakovë, për debllokimin e kanalizimit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.