×
  • Kronika
  • Kronika

    Apeli lë në paraburgim 30 të pandehurit e rastit “Karaçeva”

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara, me 02.10.2020, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 30 të pandehurve nga rasti i njohur si ai i ‘Karaçevës’.

    “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, i datës 20. 09.2020, më anë të secilit të pandehurit F.L dhe 29 të tjerëve, iu është caktuar masa e paraburgimit, deri më datën 17 përkatësisht 18 tetor, ka mbetur në fuqi.Gjykata e Apelit vlerësoi se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat po dyshohen, ka bazë ligjore, për caktimin e kësaj mase, ngase ekzistojnë arsye të forta për të besuar, se me gjetjen e tyre në liri, ata do të mund të ndikojnë në prova apo dëshmitarë dhe këtë formë, të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, ose mund ta përsërisin veprën penale. Gjykata i ka shqyrtuar konform ligjit edhe masat tjera të cilat i parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka konstatuar se ato nuk janë të mjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin për media.

    Sipas prokurorisë, i pandehuri F.L. po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ nga Kodit Penal i Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M.., Z.A. D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S. dhe V.S. po dyshohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.