×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli i GJKKO merr vendimin për Berishën, të paraqitet dy herë në javë

    FrontOnline
    03 Janar 2025

    Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është shqyrtuar këtë të premte kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie.

    Në përfundim të seancës, Apeli i GJKKO vendosin masën e detyrim paraqitje dy herë në javë për ish-kryeministrin.

    “Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”,-thuhet në komunikimin për mediat nga ana e Gjykatës.

    Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj tha para mediave se ky vendim është i paqartë, pasi prokurori nuk e ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

    “GJKKO, mbi ankimin e prokurorit, vendosi kryesosh zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë me dispozitivin e këtij vendimi, për shkakun se objekti ishte kërkesa për shfuqizimin e masës së Gjykatës së Parë, prokurori i qëndronte masës së arrestit në shtëpi, ndërkohë që nuk kishte një kërkim tjetër nga ai. Ne nuk ishim në këto kushte. Por sigurisht kjo nuk është një gjykatë më pak e kapur. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim nuk ka zgjidhur asnjë problem përveçse ka rihapur edhe njëherë të njëjtin problem”, tha Gjokutaj. /euronews.al

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dje ministri Hekuran Murati ka bërë propagandë në Gjakovë kur ka thënë se rritja...
    Lajme05 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se dikasteri që ky drejton, ka krijuar konceptin e ri të shërbimit me ushqim, i...
    Lajme05 Janar 2025
    Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës po shkelen, duke u mohuar atyre të drejtën për...
    Sport05 Janar 2025
    Barcelona do të bëjë gjithçka që nga e marta për të tentuar regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Víctor, pasi kërkesa e...
    Kronika05 Janar 2025
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij i është gjetur dhe...
    Lajme05 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë shtuar në 3 orë e...
    Lajme05 Janar 2025
    92 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy nga këto aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 26 me...
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka treguar për “Front Online” se çka e pretë Kosovës sa i përket lojërave...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.