Familja e Ajup Ejupit, një qytetar nga fshati Zym i Dragashit, ka bërë një thirrje publike i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi të rëndë në tru. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i tij të bëhet sa më shpejt në një klinikë të specializuar në Shkup, ku mund të marrë ndihmën e nevojshme për të shpëtuar jetën.
Fatkeqësisht, trajtimi kërkon një shumë prej 35.000 euro – një shumë e pamundur për familjen e Ajupit, e cila përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Prandaj, një thirrje për ndihmë është bërë drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe posaçërisht mërgatës shqiptare, që shpeshherë ka dëshmuar solidaritet dhe zemërgjerësi në raste të tilla.
“Secili kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetës së Ajupit. Le të tregojmë edhe një herë se kur jemi bashkë, jemi më të fortë,” thuhet në apelin e bërë publik.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të kontaktojnë me personat përgjegjës për mbledhjen e ndihmave financiare:
Nesim Qafleshi – Bellobrad | 📞 044 433 966
Reshat Sele – Zym | 📞 044 203 728
Ilir Bajrami – Zgatar | 📞 049 114 776
Lirim Ramadani – Brrut | 📞 049 233 411
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, të dashur mërgimtarë kudo që jeni,
Ajup Ejupi nga fshati Zym i Dragashit ka pësuar një sulm të rëndë në tru, dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është kritike. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i menjëhershëm të bëhet në një klinikë të specializuar në Shkup, ku ai mund të marrë ndihmën e duhur për të shpëtuar jetën.
Fatkeqësisht, shuma që kërkohet për trajtimin është 35.000 euro, një shumë e paarritshme për familjen e Ajupit, e cila përballet me kushte të vështira ekonomike dhe nuk ka mundësi ta përballojë këtë barrë të rëndë.
Prandaj, bëjmë thirrje zemrës dhe solidaritetit të çdo shqiptari në Kosovë e më së shumti në mërgatën tonë të lavdishme – të kontribuojmë secili sipas mundësisë, që të shpëtojmë jetën e një njeriu që ka nevojë për ne më shumë se kurrë!
Çdo ndihmë, qoftë e vogël apo e madhe, është një hap drejt jetës!
Për grumbullimin e të hollave janë personat:
NESIM QAFLESHI -Bellobrad 044 433 966
RESHAT SELE – ZYM 044 203 728
ILIR BAJRAMI – ZGATAR 049 114 776
LIRIM RAMADANI – BRRUT 049 233 411
Nesim Qafleshi
Reshat Sele