×
  • Lajme
  • Lajme

    AP e bën lajm thirrjen e Sekretarit të Jashtëm britanik për Kosovën: Bëni përparim në bisedimet me Serbinë

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dha garanci për interesin e Britanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë një vizite në Kosovë të mërkurën, duke i nxitur si Kosovën ashtu edhe Serbinë të bëjnë përparim në bisedimet për normalizim, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press.

    David Lammy ishte në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit, duke i bërë thirrje Prishtinës ta formojë një qeveri të re sa më shpejt pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Lëvizja Vetëvendosje!, partia e kryeministrit Albin Kurti, fitoi 48 ulëve në parlamentin prej 120 ulësesh, duke mos e arritur shumicën.

    Lammy u siguroi zyrtarëve kosovarë se “Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta luajë rolin e saj thelbësor si një mike dhe partnere kyçe e këtij kombi të madh”.

    Sekretari shprehu mbështetjen për bisedimet e normalizimit Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja.

    “Ky është një rajon i rëndësishëm për Britaninë”, tha ai gjatë një konference pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. “Ne duam një normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor”.

    Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mbeten të tensionuara dhe bisedimet 14-vjeçare të ndërmjetësuara nga BE-ja nuk kanë arritur të përparojnë.

    BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura dy vjet më parë, të cilat përfshijnë angazhimin e Kosovës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe detyrimin e Serbisë për të ofruar njohje de facto të Kosovës.

    “Shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë përparimin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, tha Lammy.

    Rreth 11,400 njerëz humbën jetën në luftën e vitit 1998-1999 në Kosovë, shumica nga komuniteti shumicë shqiptar.

    Një fushatë ajrore 78-ditore e NATO-s i dha fund luftimeve dhe i largoi forcat serbe nga Kosova.

    Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, një lëvizje që Beogradi dhe aleatët e tij kryesorë, Rusia dhe Kina, refuzojnë ta njohin.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.