×
  • Lajme
  • Lajme

    AP: Aktakuza ndaj Damkës ia komplikon Kurtit formimin e qeverisë

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që mund të bëhet një tjetër pengesë në përpjekjet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

    Kështu raporton Associated Press (AP).

    Zyra e prokurorit të Prizrenit, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministër i Zhvillimit Rajonal, se ka sulmuar dy individë nga një parti rivale e komunitetit turk në ditën e zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.

    Sulmi i supozuar erdhi nga “publikimi i disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale” kritikuese ndaj Damkës dhe partisë së tij, sipas zyrës së prokurorit.

    Damka, kreu i Partisë Demokratike Turke, u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Ai mohon çdo keqbërje. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një vit burg.

    Vetë Damka, për Klankosova.tv deklaroi se ai bashkë edhe me të akuzuarin tjetër, janë të pafajshëm.

    Ai tha se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

    “Për momentin jam jashtë vendit, jam jashtë Kosovës. E gjithë aktakuza është e pabazë. Krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi të pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë. Nuk ka pasur sulm”, tha Damka për Klankosova.tv.

    Ngjarja kishte ndodhur më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, ku ai akuzohet se e ka sulmuar dhe kanosur kundërshtaren politike, Arda Maloku.

    Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, fitoi 48 vende në parlamentin prej 120 vendesh, duke mos pasur një shumicë.

    Gjatë fushatës, Kurti u zotua të mos bëhet bashkë me dy partitë e tjera të mëdha, PDK e LDK, duke e bërë të rëndësishme mbështetjen e partive të pakicës joserbe, të cilat kanë 10 vende.

    Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleat i rëndësishëm.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk i ka certifikuar rezultatet, për shkak të ankesave të vazhdueshme nga partitë politike. Pasi të finalizohen rezultatet, presidentja e vendit do t’i kërkojë Kurtit të formojë një kabinet të ri, siç mandatohet nga Kushtetuta. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Shteti i Kenias sot mori vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.