×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet seanca fillestare ndaj të akuzuarit për vra*sjen e gruas së tij në Pejë

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Seanca fillestare e paraparë të mbahej të martën në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj Edmond Lajqit, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti, është anuluar. Mbrojtësja e Lajqit, avokatja Zana Krasniqi nuk ka mundur të paraqitej në seancë për arsye shëndetësore.

    Kështu bëri të ditur gjyqtari i rastit, Musë Povataj, i cili tha se Krasniqi e ka njoftuar mbrëmë përmes telefonit se për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë e pranishme në seancën e sotme.

    Andaj, seanca e sotme është anuluar, ndërsa e radhës është caktuar për ditët në vijim.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

    Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi”, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij tani të ndjerës Gj.U., e i cili pas aktit të vrasjes ishte paraqitur vetë në Polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.

    Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gj.U.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gj., ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.

    Me ç’rast, thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës.

    “I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore, kurse i pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.

    Për këtë veprim, i pandehuri Lajqi ngarkohet për kryerën e veprës penale “Vrasje të rëndë”, nga neni 173, par. 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

    Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Lajqi ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armën- pistoletën model “Zoraki 917-T” me karikator, në atë mënyrë që me të ka privuar nga jeta viktimën – bashkëshorten e tij Gj.U.

    Andaj, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Këshilli i çështjeve të përgjithshme i BE-së ka miratuar konkluzat për procesin e zgjerimit, ku në kapitullin kushtuar Kosovës porositet se “BE-ja...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook,...
    Të tjera
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë kanë siguruar 27 për qind të buxhetit javor që i bie 147 euro. Buxheti personal, mungesa e cigareve dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale, që mosrespektimi i Kushtetutës dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhje, raporton...
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Rreth orës 15:00 sot pritet të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh mes ekipeve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.