×
  • Lajme
  • Lajme

    Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

    “Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media tjera italiane.

    “Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

    “Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

    “Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

    “Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më  11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Të tjera
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, BBVK3, Laurenti, Fitimi, Sara dhe Driloni kanë diskutuar gjatë në mbrëmjen e djeshme në...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, BBVK3, Vullneti ka nisur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. E si...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gresa e ka hedhur me ujë Xuxin pasi ky i fundit e akuzoi të njëjtën se ka pëlqim për të. Pas këtij...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qyetetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale vjedhje. “Njësiti i hetimeve...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.