Banorja e re e Big Brother VIP Albania, Antoneta ka debatuar me Luizin në Prime-n e sotëm për komentet e këtij të fundit drejt saj gjatë javës që po lëmë pas.
Ajo ka thënë se është ndjerë keq kur Luizi ka nisur të komentojë negativisht në drejtim të saj, ndërsa i janë bashkuar edhe disa nga banorët e tjerë duke e “sulmuar” verbalisht.
“Unë e di se ai ka pasur mundësi të preket nga komentet e mija për çiftet. Pjesa e çifteve ishte koment i përgjithshëm për çiftet e krijuara në Big Brother, askush nuk mund të thotë që të gjitha çiftet e krijuara në ‘Big Brother’ kanë qenë reale dhe afatgjate. Luizi ka qenë drejtpërdrejtë sulmues ndaj meje. Unë e di se ka batuta, të cilat shumicën e kohës i ka përnjëmend. Unë u mundova t’i injoroja komentet e tij, pasi që mendova se është prekur nga deklaratat e mija, por ai vazhdoi dhe dikur u ndjeva keq”, ka deklaruar Antoneta.
Në anën tjetër, Luizi ka deklaruar se nëse ndonjë banor nuk mund të përballojë presionin e lojërave dhe situatave që krijohen brenda shtëpisë, duhet të largohet nga shtëpia.
“Fillimisht dua të them se Antoneta është banore e re, që do të thotë se ajo më ka parë mua nga jashtë për dy muaj, ndërsa unë nuk e kam parë atë. Pra, Antoneta e di se unë reagoj dhe si reagoj kur më preket lidhja me Kiarën. Atëherë, nëse ti vjen dhe më prek aty, unë mendoj se je duke e bërë me qëllim sepse ti e di nga jashtë reagimin tim, sepse më ke parë. Unë do të mbrohem kur më preket lidhja ime me Kiarën dhe unë reagoj si dua unë, nëse ke vendosur të më prekësh aty, atëherë mbaju. Gjithashtu, kush e ftoi këtë të vinte aty kur festa ishte organizuar për djemtë?”, ka thënë Luizi.
Në anën tjetër, Luizi ka deklaruar se nëse dikush i kërkon ndonjë mendim, ai do të jetë i drejtpërdrejt por se nuk mund të ndihet keq për ndonjë banor tjetër kur janë brenda një loje.