Antonela është banorja e fundit që la shtëpinë e Big Brother Albania VIP.
Ajo bëri ‘boom’ me hyrjen e saj brenda pasi ka bërë provokime të shumta.
E pas daljes së saj ajo sot ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram.
Antonela ka falenderuar me radhë të gjithë ata që iu gjendën afër asaj.
Falenderim të posaqëm ajo ka bërë për produksionin dhe në vecanti për Arbanën.
Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë kuptuar në të gjithë rrugëtimin e saj.
Antonela u eliminua një javë pas debatit të fortë me Big Mamën.