Para se të largohej përfundimisht nga Për’puthen, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio.
Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën.
Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në Për’puthen.
Ndërkohë që të gjithë mendonin se Atdheu dhe Antonela ishin “armiq të përbetuar” me njëri-tjetrin, ata të dy i kanë habitur të gjithë me veprimin e tyre të fundit.
Në të njëjtën kohë Antonela dhe Atdheu kanë publikuar gati të njëjtën video, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre.
Ata kanë postuar në Instagram nga një video të tyre teksa këndojnë këngën “Bella Ciao” dhe kanë shkruar njëri “La italiano” dhe tjetra “La italiana”. Për më tepër Antonela vazhdon ta ndjekë Atdheun në rrjete sociale, që do të thotë se gjërat mes tyre shkojnë më së miri.