Beatrix Ramosaj sot feston ditëlindjen e 28-të të saj.
E pikërisht për këtë përvjetor, dhuratë fansave i’u ka dhuruar projektin e saj më të ri.
“Vonë” titullohet kënga më e re e saj, e cila erdhi pas mesnate.
Ajo për ditëlindjen e saj mori shumë urime nga familjarë dhe miq të saj.
Një nga urimet që ajo mori ishte edhe nga ish konkurrentja e “Për’puthen” dhe ish banorja e “BBV”, Antonela Berisha.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë e vërtetë @beatrixramosaj U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja sot dhe gjithmonë. Të dua”, ishte urimi special i saj.