×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Antikorrupsioni “godet” MASHT-in për tenderin në vlerë prej 50.000 euro

    FrontOnline
    30 Gusht 2019

    Agjencioni kundër Korrupsionit (AKK)  ditë më parë ka nxjerrë një opinion për tenderin:  “Furnizimi i institucioneve kërkimore, shkencore me pajisje laboratorike”, ku palë kontraktuese është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), raporton Portali “Front Online”.

    AKK lidhur me këtë tender ka konstatuar së është shkelur neni, 7 Barazia në trajtim dhe jo-diskriminim, neni 27 Dosja e tenderit si dhe neni 69 Aftësitë teknike dhe profesionale të Ligjit për Prokurim Publik.

    Në opinionin e AKK- thuhet se  në bazë të dokumenteve që kanë  nxjerrë nga  Sistemi Elektronik i Prokurimit kanë  konstatuar se autoriteti kontraktues, për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e hapur, kontratë publike kornizë 12 muaj, të llojit furnizim, me vlerë të mesme të parashikuar 50,000 euro.

    Sipas opinionit të AKK, kërkesa  e MASHT se  “ Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses së paku tri kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e shkuara nga data e publikimit të njoftimit të realizuara minimumi ne vlerë prej 75,000,00 euro”, nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për prokurimin publik, përkatësisht me nenin 69, raporton mes tjerash “Front Online”.

    Sipas këtij neni, paragrafi 2.1, parashihet se”Listën me të cilën specifikohen të gjitha furnizimet kryesore të rëndësishme të operatorit ekonomik të realizuar në tri vitet e shkuara, duke saktësuar produktet e furnizuara, shumën e kontratës, datën dhe pranuesit’ (i) kur furnizimi është bërë për një autoritet publik në Kosovës ose në një vend tjetër, për dëshmi të këtij livrimi shërben kopja e certifikatës të  rëndësishme të lëshuar ose të bashkënënshkruar nga autoriteti i tillë; (ii) kur furnizimi është bërë për një blerës privat, për dëshmi të këtij livrimi shërben kopja e çdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i livrimit të tillë.

    Me këtë rast AKK ka konsideruar se autoriteti kontraktues në këtë rast Ministria e Arsimit nuk ka të drejt të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave të caktuar.

    Sipas AKK e rëndësishme për autoritetin kontraktues është që të vërtetoj se operatorët ekonomik përmbushin vlerën minimale e cila është kërkuar nga ana e autoritetit kontraktues pavarësisht numrit të kontratave dhe referencave, e jo si në rastin konkret ku është kërkuar numri i kontratave në vlerë të caktuar. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.