Gëzim Tosuni, i cili është nip i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, është emëruar sot nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Bordit i Operatorit Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ndonëse me profesion është doktor i filozofisë dhe në punën e re do të merret me çështje të energjetikës të tensionit të lartë.
Para se të emërohej në Bordin e ZRRE-së, Tosuni ka qenë edhe anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe anëtar i Këshillit Shtetëror për Njohje në MASHT.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit e kishin pyetur zyrtarisht Agjencinë Kundër Korrupsionit, nëse mbajtja e këtyre dy pozitave nga Tosuni përbën konflikt të interesit.
Sipas vendimit të datës 14 janar 2022 të Antikorrupsionit, të cilin e posedon portali Front Online, thuhej se Tosuni si zyrtar i emëruar në organin shtetëror për Njohje në kuadër të MASHT-it nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilëësisë, pasi që kjo situatë bie ndesh me dispozitën e nenit 11 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. “Nga kjo dispozitë rezulton se zyrtarit, respektivisht anëtarit të KSHNJ-së i ndalohet që të kryej punë të tjera, në këtë rast si anëtar i KSHC-së në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, pasi që një angazhim i tillë ka të bëjë me zgjedhjen, emërimin, apo caktimin e tij në institucione vartëse”, thuhet mes tjerash në opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të cilin e posedon FrontOnline.
Dokumentet e siguruara nga Front Online:
Përndryshe, FrontOnline ka raportuar se Tosuni është doktor i filozofisë dhe si anëtar i Bordit në KOSTT do të merret me energji elektrike të tensionit të lartë. Përpos Tosunit, në Bordin e KOSTT-it është zgjedhur sot edhe Lumnije Zeka, e cila është bashkëshorte e ministrit të Mjedisit, Liburn Aliut.
/Front Online/
Nipi i Besnik Bislimit/ Doktori i Filozofisë që do të merret me energjinë e tensionit të lartë!