×
  • Kronika
  • Kronika

    Antidroga gjen kokainë dhe armë brenda një veture në Prishtinë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2024

    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të tipit “Golf 7” ngjyrë e bardhë me targa vendore.

    Vetura ishte ndaluar nga zyrtarët e Antidrogës në Prishtinë, ditën e djeshme në rrugën “Fehmi Agani”, rreth orës 19:30.

    Automjet në fjalë drejtohej nga I.R, e bashkë me të ishin edhe dy persona të tjerë.

    Lidhur me aksionin në fjalë, policia ka dhënë detaje shtesë përmes një komunikate.

    “Gjatë kontrollit sipërfaqësor tek tre personat dhe në veturë nuk është gjetur asgjë e dyshuar, megjithatë pas dyshimeve të ngritura të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë për kontroll më të detajuar. Gjatë realizimit të kontrollit në trup tek i dyshuari i lartcekur me iniciale (I.R.) është gjetur një qese me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 0.6 gramë si dhe në kuletën e tij është gjetur një qese me pluhur ngjyre të bardhe e dyshuar po ashtu e dyshuar si narkotik i llojit kokainë me peshë 0.6 gramë, përderisa tek dy personat e tjerë nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me vazhdimin e detajuar të kontrollit të veturës është kërkuar ndihmë nga njësiti K-9 ( njësiti me qen policor), i cila ka dal në vendin e ngjarjes. I dyshuari me të parë qenin e Policisë ka treguar se në veturë nën mbishtesën e dorës në mes të shoferit dhe pasagjerit ka të fshehur një sasi të kokainës si dhe në dollapin poshtë timonit ka një revole.

    “Kontrolli policor ka vazhduar dhe në këto dy vende të potencuara me lart në veturë janë gjetur të fshehura: 29 qese të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 16.7 gramë, një revole e tipit SIG SAUER, me një karikator, si dhe 21 fishek të kalibrit 9mm. Në kuletën e të dyshuarit po ashtu janë gjet të holla në vlerë prej 570 euro dhe 50 franga. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i pa autorizuar i armës”. Dy personat tjerë intervistohen në cilësi të dëshmitarit”, thuhet tutje në njoftimin e lëshuar nga organet e rendit.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe masa rigoroze do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë ndaj të gjithë atyre individëve apo grupeve që përfshihen në aktivitete kriminale.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.