Kanë mbetur edhe dy orë deri në fillim të ndeshjes derbi mes Drenicës dhe Feronikelit.
Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drenica do të përballet me Feronikelin, shkruan FrontOnline.
Para fillimit të ndeshjes, “Nikli” e ka gjetur rastin të ankohet për gjyqtarin e ndeshjes, Selim Isufi.
Klubi nga Drenasi në “Facebook” kërkon ta dijë nëse delegimi i Isufit në dy ndeshjet e fundit, ishte “rastësi”.
https://www.facebook.com/fcferonikeliofficial/photos/a.977498975775176/1582370365288031/
Postimi i plotë i Feronikelit në “Facebook”:
“Rastesi, apo…
Përderisa klubi po bëhet gati për ndeshjen ndaj Drenicës, ndeshje edhe më e zjarrtë shkaku i situatës tabelare, delegohet një gjyqtar si Selim Isufi.
FC Feronikeli është në përkrahje të vendimeve të FFK-së, sidoqoftë është vështirë të kapërdihet si rastësi, një delegim i Isufit për këtë ndeshje.
Dy ndeshjet e fundit i njëjti gjyqtar, thua se ska tjetër…
Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe se skuadra më e mirë në fushë të triumfojë“./FrontOnline/