Ankandi humanitar për shiritin e kapitenit të Cristiano Ronaldos është mbyllur në paraditën e sotme.
Oferta e fundit dhe më e madhja për shiritin e sulmuesit portugez në faqen e internetit “Limundo” ka arritur në 7,500,010 milionë dinarë, shkruan FrontOnline.
Konvertuar në euro, kjo shumë kap vlerën e afër 65 mijë eurove.
Ofertuesi “branko1618” ofroi 7,500,000 dinarë dy minuta para përfundimit të ankandit dhe menjëherë ofertuesi tjetër “MozzartBet” do ta fitonte këtë ankand duke ofruar dhjetë dinarë më shumë.
Organizata humanitare “Together for Life” nxori në ankand shiritin e kapitenit që hodhi Ronaldo gjatë largimit nga fusha.
E gjithë kjo kampanjë është bërë për ta ndihmuar një fëmijë për t’u kuruar nga një sëmundje e rëndë./FrontOnline/