Prezantuesja e njohur kosovare, Anita Haradinaj kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar me pjesëmarrjen e saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, duke pas parasysh se ajo është bashkëshortja e Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Javë më parë, Anita u largua nga spektakli me arsyetimin se ka lënduar gjurin e saj dhe si pasojë, ajo nuk mund të kërcejë nga lëndimi.
Së fundmi, në një intervistë në emisioni “Prive”, ajo ka folur më shumë rreth eksperincës së saj në këtë spektakël dhe largimit të saj.
Ajo ka befasuar teksa ka lënë të kuptohet se pas largimit nga “Dance With Me” mund të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother Vip Kosova” ku edhe ka marrë ftesë nga produksioni.
“Çdo spektakël fillon dhe mbaron, jeta vazhdon pastaj. Ja do të dal një spektakël tjetër, do të nis “Big Brother Vip”. M’kanë bo ftesë, po nuk di a ta pranojë”, tha ajo duke qeshur.