Anita Haradinaj ka humbur nënën pas një beteje me kancerin e gjirit.
Ajo flet shpesh për të dhe i bën dedikime të ndjera por ky i fundit ishte tejet emocionues.
Me një foto krah babait të saj, prezantuesit të njohur të lajmeve, Mustafë Muqaj, Anita ka zbuluar se po festonin ditëlindjen e nënës së saj, e cila korespondon me datën historike të shqiptarëve, 28 nëntorin.
“Unë dhe ky plaku në mungesë të plakës po ja festojmë ditëlindjen. Mam duke qenë e madhe edhe ditëlindjen e ke në këtë ditë të madhe. Gëzuar shpirt nga kudo që të jesh. Të duam”, ka shkruar Anita.