Jennifer Aniston ishte e ftuar në emisionin radiofonik të Howard Stern i cili, edhe në prani të miqve të saj besnikë Courtney Cox dhe Lisa Kudrow, nuk i kurseu pyetjet e tij të ndërlikuara. Në një moment, nikoqiri e pyeti pse nuk kishte fjetur kurrë me kolegun e saj David Schwimmer. “Ne ishim në lidhje me persona tjerë dhe nuk ishte kurrë koha e duhur dhe nuk do të kishte funksionuar. Bukuria e kësaj është që, pavarësisht nga ndjenjat, çdo gjë ishte drejtuar tek karakteret Ross dhe Rachel, unë mendoj se kjo u pa”, tha Aniston për Howard Stern.
“Ai është i mrekullueshëm, Davidi është i shkëlqyeshëm. Por jo, kurrë … Dhe Courteney dhe Lisa do ta dinin sepse do të dëgjonin për të. Ato mund të garantojnë për mua”, u përgjigj Aniston dhe Cox konfirmoi se ishte e vërtetë. “Howard nuk më beson. Jo, me krenari do të thoja që kam fjetur me Schwimmer nëse kjo do të ndodhte. Por nuk ka ndodhur”, u përgjigj Aniston.
Gjatë specialit të shumëpritur të ‘Friends’ në maj, nikoqiri James Corden, 42 vjeç, pyeti kastin nëse ndonjë prej tyre kishte qenë ndonjëherë së bashku. Schwimmer atëherë pranoi se ai ishte shumë i dashuruar me Aniston. “Në një moment të caktuar ne u dashuruam, por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një lidhje dhe kurrë nuk e kaluam atë kufi. Ne e respektuam atë”, tha Schwimmer./FrontOnline/