Modeli i ri EQS nga Mercedes, që është homologu elektrik i modelit S-Class, do ta ketë premierën e tij botërore më 15 Prill, dhe ndërkohë, prodhuesi gjerman na prezanton me interierin e këtij “kryqëzori”.
Se Mercedes me të vërtetë po ndërmerr hapa seriozë brenda tregut të modeleve elektrike, konfirmohet nga fakti se menjëherë pas premierës së crossover-it kompakt EQA, u njoftua premiera e “top modelit” EQS, i cili në fakt është një lloj “binjaku” elektrik S-Class.
Ajo që do të karakterizojë këtë veturë, të montuar në platformën EVA, është koeficienti jashtëzakonisht i ulët i rezistencës së ajrit, prej vetëm 0.20, i cili është afërsisht në nivelin e modelit të rimodeluar Tesla Model S, dhe më i mirë se, të themi, modeli Lucid Air.
Por ajo që bie më shumë në sy është interieri futuristik me sistemin e ri të informacionit dhe argëtimit MBUX Hyperscreen, i cili u shfaq kohët e fundit dhe u paralajmërua për këtë veturë. Sistemi, përveç instrumenteve dixhitale, ka edhe dy ekrane të mëdha OLED për shfaqje multimediale, në konsolën qendrore dhe para pasagjerit.
Mercedes gjithashtu deklaron se MBUX Hyperscreen është e veshur me një shtresë të veçantë me tre shtresa “Silver Shadoë”, e cila jo vetëm që kontribuon në efektin e një sipërfaqeje me cilësi të lartë, por gjithashtu synon të zvogëlojë reflektimet, si dhe të lehtësojë mirëmbajtjen dhe pastrimin e ekranit./FrontOnline/