×
  • Vip
  • Vip

    Angelina Jolie pozoi me një tufë bletësh në trup: ‘Nuk më lejohej të bëja dush për 3 ditë’

    FrontOnline
    21 Maj 2021

    Ylli i Hollivudit Angelina Jolie, viteve të fundit është shfaqur në publik vetëm në veshje të gjera, të relaksuara, rrallë jep intervista dhe nuk mund ta shohim aq shpesh në ngjarje. Për vite me radhë, ajo është kritikuar për humbjen e peshës, duke dhënë një shembull të keq për gratë në të gjithë botën. Madje u përmend edhe anoreksia, por aktorja nuk komentoi shumë për artikuj të tillë. Mirëpo, fakti është që vitet kanë bërë pjesën e tyre edhe me të, dhe paraqitjet joshëse në veshje seksi, pantallona lëkure dhe rroba përgjithësisht të ngushta janë përjashtim, jo rregull, për Angelina-n. Më së shpeshti e shohim në shoqërinë e fëmijëve dhe si bën pazar dhe së fundmi ajo dha një intervistë ekskluzive për Vogue pas shumë vitesh.

    Ajo e pranoi hapur se jeta e saj e qetë kurrë nuk ka funksionuar dhe se nuk është një nënë ‘që rri në shtëpi”, por që fëmijët e saj e ndihmojnë shumë atë në këtë rrugë të amësisë, e cila nuk është aspak e lehtë, sidomos kur janë gjashtë prej tyre në shtëpi. “Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe unë jam përkushtuar në shërimin e disa plagëve për familjen time. Ngadalë gjithçka vjen në vete, sikur akulli po shkrihet dhe gjaku po kthehet në trupin tim”, përshkroi Angelina postimin. Dhe tani Angie pozoi për revistën ‘National Geographic’ për të shënuar Ditën Botërore të Bletës. Kështu që bota u vizitua nga fotot e saj ku ajo pozoi me një tufë bletësh mbi të. Ajo zbuloi se nuk u lejua të bënte dush për tre ditë para seksionit fotografik. “Ata më thanë: Nëse ke shumë aromë, shampo dhe parfum mbi ty, bletët nuk mund të njohin se çfarë je. Unë u detyrova të fus disa gjëra në hundë dhe veshë që të mos hyjnë brenda”, tha ajo.

    “Njëra u zvarrit nën veshjen time dhe qëndroi atje gjatë gjithë kohës. Ishte si në ato komeditë të vjetra”, shtoi ajo. Ajo zbuloi sa e mrekullueshme është të shoqërohesh me këto qenie të bukura. “Unë duhej të isha plotësisht e qetë, gjë që nuk ishte e lehtë për mua. Gjithmonë ekziston mendimi se bletët shihen si krijesa të rrezikshme. Por të gjithë e ndajmë këtë planet. Jam e nderuar dhe gjithashtu e lumtur që e kam këtë përvojë pas meje”, përfundoi ajo./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip09 Janar 2025
    Loja ‘truth or dare’ ka bërë që banorët e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ të bëjnë pyetje nga më të ndryshme për...
    Vip09 Janar 2025
    Futbollisti kosovar me pasaportë zvicrane, Granit Xhaka ka dalë publikisht në mbështetje të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”. Gjesti...
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.