Ylli i “Maleficent” dhe këngëtari i “Blinding Lights” – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u panë kohët e fundit duke darkuar së bashku dhe megjithëse ata këmbëngulin se janë “vetëm miq”, është sugjeruar se dinamika e tyre mund të evoluojë në një romancë.
“Si Jolie ashtu edhe The Weekend po u thonë njerëzve se janë thjesht miq, por ata që i njohin mendojnë se diçka romantike po ndodh. Miqtë besojnë se gjërat mund të sjellin një lidhje romantike mes tyre.” i tha një burim Us Weekly.
Dyshja e të famshmëve aktualisht po “hedhin poshtë” bisedat për ndonjë gjë serioze, por The Weeknd ende thuhet se po bën çmos për ti bërë përshtypje fitueses së Oskarit, shkruan Bangshowbiz, transmeton Klankosova.tv.
Burimi tutje tha se aktorja është e ngrohtë ndaj këngëtarit. Aktorja 46 vjeça dhe muzikani 31 -vjeçar, që më parë ishte në lidhje me Bella Hadid dhe Selena Gomez, u panë së bashku në një restorant në Los Angeles në korrik. Sidoqoftë, në atë kohë, një burim këmbënguli se takimi i tyre ishte krejtësisht profesional.
Ndërkohë, Angelina – e cila ishte e martuar me Brad Pitt midis 2014 dhe 2019, kohët e fundit me shaka tha se ishte beqare “për një kohë të gjatë”, sepse është shumë përzgjedhëse për partnerët.