Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi e ka komentuar deklaratën e liderit të VV-së Albin Kurtit i cili pas takimit më Lajçakun tha se dialogu nuk është prioritet i parë e as i dytë i qeverisë së re.
Gjoshi është deklaruar se Kurti po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.
Ai tha se Kurti mundet që për temën e papunësisë të jap maksimumin, edhe për drejtësinë edhe për dialogun.
“Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi”, ka shkruar Gjoshi.
Ky është postimi i plotë i Betim Gjoshit:
Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi.
Ai po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.
Asgjë nuk e pengon atë që të jap maksimumin e tij për temat bash sipas renditjes së tij.
Nuk ka hiç rëndësi a është në dialogu numër një apo numër tre-katër.
Ai mundet që për temën e papunësisë të jap maksimumin. Edhe për drejtësinë. Edhe për dialogun.
Nuk ka nevojë që t’i shmanget problemeve dhe të mundohet të gjejë justifikime për temat që nuk ka kurrfarë zotësie të përballet. Ai din vetëm të bërtas dhe t’i shajë të tjerët, por kurrë që të zgjidhë ndonjë problem.
Nuk ka me ik. Me zor ki me hi dhandërr.