Anëtari i Nismës Socialdemokrate në KQZ, Eshref Vishi, ka thënë se pas moscertifikimi i listës së kandidatëve për deputet të këtij subjekti nga KQZ-ja është vendim politik.
Vishi në një konferencë për media ka thënë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore pas këtij veprimi.
“Vendimi për certifikim të subjekteve politike dhe listave të kandidatëve ishte politik dhe tendencioz ndaj subjektit Nisma. Nuk është përgjegjësi e anëtarëve të KQZ-së të shqetësohen për përmbajtjen e listës së subjektit politik. Është e drejtë e tyre të votojnë në bazë të rekomandimeve të Zyrës për regjistrimin e partive politike, por u pa që as rekomandimet e zyrës nuk u përfillen, por as fjalimet tona lidhur me respektimin e procedurave ligjore. Ne do të ankohemi në bazë të ligjit”, tha ai.
Pos Nismës, sot nuk janë certifikuar as listat e LVV-së dhe AAK-së