Anëtari i Nismas Socialdemokrate, Luan Bajra, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.
Vdekjen e të riut e ka konfirmuar kreu i partisë, Fatmir Limaj, i cili ka shprehur ngushëllime dhe ka thënë se kjo është një humbje e madhe.
“I trishtë lajmi për vdekjen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Luanit. Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm. Pavarësisht ikjes së hershme në amshim, kujtimet për Luanin do të mbesin përherë në kujtesën tonë”, ka shkruar Limaj.
Ndërkohë, nga të afërmit është është bërë e ditur se Bajra vuante nga një sëmundje e rëndë, nga e cila po lëngonte për një kohë.
Për Luanin u mësua edhe se ishte i fejuar dhe gjatë këtij gushti kishte planifikuar të martohej.