×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i NISMA’s që u arratis pas ‘avullimit’ të 2 milionë eurove të shtetit është babai i këshilltares së zëvendëskryeministres Balaj-Halimi

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Dy milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit në llogarinë e një kompanie private me emrin ‘LDA Group Shpk’, në pronësi të Kadri e Valon Shalës. Mediat raportuan sot se Kadri Shala është anëtar i partisë Nisma Socialdemokrate. Por, edhe e bija e tij Hajria punon si këshilltare e zëvendëskryeministres së NISMA’s, Albulena Balaj-Halimi.

    Nga ana tjetër, mediet ka siguruar një fotografi ku Kadri Shala shihet krah liderit të partisë Fatmir Limaj i shoqëruar edhe nga vajza e tij Hajrie Shala e cila është aktualisht këshilltare e zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimi, shkruan Ballkani.info

    Nisma Socialdemokrate, është distancuar nga anëtari i saj Kadri Shala, i cili është njëri nga biznesmenët, në arrati, i dyshuar për përfshirjen në vjedhjen e 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit.

    Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se ai nuk e njeh atë, por kushdo qoftë e dënon këtë akt.

    “Nisma distancohet nga një veprim i tillë dhe fton gjithë sistemin e drejtësisë ta ndjekin këtë rast deri në fund për të kthyer paratë deri në fund dhe ata të marrin dënimin”, ka thënë ai në Kanal 10.

    Më tutje, ai ka thënë se është për t’u dënuar ky veprim dhe se kjo duhet të shërbeje si alarm për siguri më të madhe në sistemin financiar.

    “E dënoj fuqishëm aktin e vjedhjes së parave, por gjithkund në botë ku punohet me para duhet të këtë siguri më të madhe”, ka shtuar ai.

    Kujtojmë se për këtë skandal është arrestuar një punëtor i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, anëtar i PDK-së, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

    Anëtari i PDK-së Labinot Gruda ia ka mundësuar anëtarit të NISMA’s që t’i marrë dy milionë eurot nga Theasri i Republikës së Kosovës.

    Pronarët e kësaj kompanie Valon Shala edhe Kadri Shala janë në arrati.

    Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati. Bëhet fjalë për Labinot Grudën, ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4.

    “LDA Group” është kompania të cilës iu transferuan paratë, pronë e Valon Shalës, sipas të dhënave publike të cilat figurojnë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

    Valon Shala, bashkë me familjarin e tij Kadri Shala janë në arrati për të njëjtin rast që u arrestua sot Gruda.

    Kompania ka bazën në Komunën e Drenasit, konkretisht në fshatin Llapushnik të kësaj komune.

    Bazuar në të dhënat e publikuara në ARBK, kompania “LDA Group” është regjistruar si biznes më 21 gusht të vitit 2019.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.