Anëtari dhe zëvendësministri i LDK’së, Selim Kryeziu, i ka reaguar deputetit Haxhi Avdyli pasi ky i fundit sot përmes një shkrimi në profilin zyrtar e ka quajtur Isa Mustafën si politikan të dështuar që e ka rrëzuar LDK’në përtok.
Selimi i e ka quajtur pus Haxhi Avdylin, derisa në mënyrë ironike ka thënë se deputeti i LDK’së e ka marrë në qafë presidentin Trump pas rreshtimit pro Joe Biden.
Gjithashtu Selimi ia ka përmendur Avdylit punën në degën e LDK’së në Prizren duke i thënë se e ka degëdisur atë në shumë pak vota.
“Pasi e mori në qafë presidentin Trump, me mbështetjen që i dha z.Biden, Haxhiu, ja paska mësy tash edhe Isa Mustafës, “shkatërruesit” të LDK-së. Po në sa vota e degëdise degën e Prizrenit ti o pus? Thash “pus”, kujdes, mos keqlexoni. Ah, të ishe edhe një mandat në krye të asaj dege, do ja arrije qellimit.
I shndërruar tani në një objekt talljeje, vazhdo fishkëllo në fb e nëpër portale dhe shëtit nga një sallahane në tjetrën”, ka shkruar Selimi.