×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarët e KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit dhe shkeljeve ligjore që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve jashtë vendit.

    Ai para anëtareve të KQZ-së ka lëshuar një video që sipas tij, janë shpërndarë në rrjete sociale, e ku u bëhet thirrje atyre që janë regjistruar që të votojnë me postë, që të marrin ndihmë sesi të votohet.

    Sipas tij kjo ndihmë po jepet në zyre të partive apo vendvotime të improvizuar.

    Kjo Gashi është e kundërligjshme dhe kërkoj që Prokuroria e shtetit të hetoj këto raste.

    Ai shtoi se votimi përmes postës duhet të jetë individual dhe çdo ndërhyrje apo ndihmë që ndikon te votuesi bie ndesh me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

    “Më duhet ta ngris një shqetësim se në janar ka filluar procesi i votimit në diasporë dhe e dimë që ky proces është vështir i monitoruar nga ne sepse është e pa mundshme që të kemi njerëz për të përcjellë pjesën e votimit përmes postës. Ka tendencë të hapur publike për t’u manipuluar procesi në disa raste të fillimit të procesit të diasporës. Dje kam pranuar nga rrjetet sociale video, të cilët i ftojnë votuesit përmes postës që t’u ndihmojnë që të votojnë. Këto janë tendenca për ta kontaminuar këtë proces. Nuk lejohet improvizim i votimeve neper kafiteri, zyra të partive. Ekziston rrezik që perona që japin ndihmë në këto vendvotime të improvizuara mund të kenë ndikim ne votim. Së treti votimi i pistës duhet të jetë individual. Këto janë vepra penale. Nuk guxojnë praktika të tilla të instalohen. I bëjë thirrje Prokurorisë së shtetit që të merr masa”, ka thënë Gashi.

    Anëtari i VV-së në KQZ Sami Kurteshi, tha se çështja e ngritur nga Gashi nuk është për t’u shqetësuar.

    Sipas tij, është e lejuar që partitë t’i bindin votuesit që të votojnë një parti të caktuar, por që nuk është e lejuar që dikush të votoj për dikë.

    “Nuk është shqetësim, është shqetësim i një natyre tjetër. Por gjithkush e ka obligim që t’i ndihmojë deri në momentin që nuk shkruan me dorën e vetë në votën e tij. Kolegu do të shpërndaj një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që askush askujt të mos i ndihmoj”, ka thënë ai.

    Anëtari i LDK në KQZ Sabri Hamiti, ka thënë se KQZ-ja ka kryer një punë të shkëlqyeshme duke njoftuar diasporën se si duhet të votohet, e sipas tij, videot e shpërndara në rrjete sociale për ndihmë për votuesit me postë nuk janë në rregull.

    “Ky institucion i yni e ka kryere punën në mënyrë të shkëlqyeshëm. Pjesët tjera edhe ndihmat se hajdeni këtu se na u orientojmë s si. Asistim në grup është ai. Unë konsideroj që nuk është në rregull”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të...
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Rovena i ka treguar Drenushës se me çfarë ëndrre u zgjua sot ajo. “Sot...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka reaguar Rovenës, pasi kanë diskutuar për lojën e Drilonit, ku më pas kjo e fundit i doli në mbrojtje....
    Vip10 Janar 2025
    Xuxi ka nisur mëngjesit e sotëm me një “Prince Caffe” dhe një kroasant nga “Mondo”, ku po i shijonte në prani të...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Sara kanë folur rreth finalistëve, dhe kush e meriton finalen....
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Sara dhe Driloni kanë diskutuar gjerë e gjatë mbrëmë vonë. Ishte Driloni ai që...
    Vip10 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë vijuar diskutimin e tyre në raport me marrëdhënien e tyre si dhe pyetjen e publikut, e cila i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.