×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarësimi i Kosovës në NATO – garancë për stabilitetin e rajonit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim të frytshëm e shumë miqësor me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga Mimi Kodheli, e cila sapo është zgjedhur edhe Zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    Siç njofton kumtesa, në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë dhe rajon si dhe për nevojën e bashkërendimit të politikës së jashtme në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke avancuar interesat strategjike të të dyja vendeve si shtete të cilat rrugëtimin euroatlantik e kanë të paalternativë.

    Duke marrë për bazë përvojën e gjatë në fushën e mbrojtjes, si ish Ministre e Mbrojtës dhe si Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tema kryesore ishte avancimi i integrimit të Kosovës në NATO dhe mbështetja që në këtë drejtim mund të ofrojë Shqipëria dhe Kodheli në veçanti, tani edhe si Zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Kosova duhet të fillojë përgatitjet për avancimin e rrugës integruese të Kosovës në NATO si një nga top prioritetet e saj të politikës së jashtme dhe të vazhdojë rrugën drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.

    Në këtë kontekst, ajo vlerësoi rolin e NATO-s në Kosovë dhe praninë e saj në rajon si ofrues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ministrja Haradinaj-Stublla vlerësoi me këtë rast punën ndër-institucionale midis shteteve, duke marrë si shembull reagimin e shpejtë si sot një vit më parë në tragjedinë e tërmetit, të Ministrisë së Mbrojtës të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, që dëshmuan përgatitje të lartë, kapacitete profesionale dhe gatishmëri për t’u përballë me sfida të tilla.

    “Republika e Shqipërisë është partneri ynë i natyrshëm strategjik dhe një shtet simotër – thellimi i marrëdhënieve midis dy shteteve tona duhet të jetë në nivel mbi atë bilateral, në veprimtarinë e përbashkët për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh ajo.

    Ministrja Haradinaj-Stublla, po ashtu, vlerësoi rolin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë në mbështetje të nismave dhe proceseve lidhur me Kosovën. Duke folur për procesin integrues të Shqipërisë, ministrja Haradinaj-Stublla tha se pret që procesi i integrimit në BE për Shqipërinë të hapet shpejt dhe të hapë perspektiven konkrete edhe për Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Të tjera
    Vip20 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Anisa kanë diskutuar për rutinën e tyre jashtë shtëpisë. Vullneti po...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademaj dhe dënimi maksimal...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.